telikput është grup muzikor nga Prishtina, i formuar rreth vitit 2018, që performojnë në zhanret punk, grunge dhe alternative. Gjatë viteve, grupi ka krijuar një audiencë përmes performancave dhe pjesëmarrjes në ngjarje të ndryshme kulturore në Kosovë.
Krijimtaria e tyre zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe trajton tema sociale.
Në vitin 2023, telikput realizoi albumin "Kangë Që S'kom Qef Mi Ni", me 10 këngë origjinale në gjuhën shqipe. Albumi u lansua dhe promovua në Gusht të vitit 2026.